Wednesday 25 February 2009

Friday 20 February 2009

Doktrina e shenjt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, që nga momenti i infiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII. Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci … u inspirua nga Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njëjtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre.

Personalitete dhe institucione më të njohura serbe në janë përpjekur për institucionalizimin dhe aplikimin e kësaj Doktrine gjatë historisë kanë qenë:

  • Milosh Obrenoviqi

Millosh Obrenoviqi është ndër inspiruesit e parë të Doktrinës së shejt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre që nga ifiltrimi i popullit sllav në këto anë në shekullin XII.


Obrenoviqi konjretisht ishte inspirues i përzënjes së shqiptarve nga Qupria, Aleksinci dhe pjesë tjera të këtyre anëve. Për largimin e shqiptarve nga këto troje etnike ai përdori metodat të cilat më vonë gjatë historis do të përdoren nga shumë të serb tjerë. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre.






  • Ilija Garashanin - platforma Naçertanje Në vitin 1936 përpiloi materialin sekret "Mbi zhdukjen e Arnautëve".
Ilija Garashanin kultivues i Doktrinës së shejt serbe, përgaditi platformen në vepren famkeqe “ Naçertanje , e cila bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë. Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla, Çubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviçi, Trajkoviçi, Millosheviçi … këto forma të luftës me shqiptarët etnik të Kosovës arriten t’i adaptojnë, mvarësisht prej rjedhave politike në botë, dhe vazhduan etnocidin që mund të merret si shembull më flagrant i aplikimit të fashizmit të heshtur që veproj në formë institucionale, pa ndonjë reagim serioz nga jashtë. Kjo politikë fashiste dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve, mund të jetë si moster e krimit të organizuar shtetëror, gjithnjë duke u mbështetur dhe vepruar në kuadër të institucionit. Urrejtja patologjike e tyre ndaj një populli të pafajshëm, e ka gjenezën thellë në shpirtin dhe qenjen e okupatorëve karpatian.


  • Vasa Qubrilloviq

Vasa Qubrilloviq, (me shkrim qirilik Васа Чубриловић; me shkronja latine: Vaso Čubrilović) lindi më 14 janar të vitit 1897 në Bosanska Gradishka në Bosnje dhe vdiq më 11 qershor të vitit 1990 në Beograd, Serbi, ishte historian, politikan dhe akademik jugosllav, i dekoruar me dekoratën e federatës Jugosllave për praktikimin e Doktrinës së shenjt serbe.

Qubrilloviq ishte një nga studiuesit jugosllav që kanë kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve. Studimi i tij njihet me emërtimin Dëbimi i shqiptarëve (në origjinal deportimi i arnautëve).


Tabela e përmbajtjeve


Të tjerë

Rastet dhe metodat e zbatimit

Raste të luftës speciale të udhëheura nga Doktrina e shenjt serbe

Teorit e doktrinës

Literaturë shqipe

  • Spastrimet etnike dhe gjenocidi Serb ndaj Shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit - Sabri Uka
  • Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 - 1878", I. - Sabri Uka Prishtinë 1994
  • Gjenocidi i regjimeve serbe në hapësirat shqiptar - Fatmir Fehmiu

Literaturë ndërkombëtare

Shiko dhe këtë

Wiki Libri: Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani

Literatur

  • SELF-REPRESENTATION OF THE SERBIAN »CIVIL-CLASSEN« IN THE 19th CENTURY
    Communicating through Dositej Obradović1; Wladimir Fischer (Wien)[1]

Burim i të dhënave

  1. ^ HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, Qershor,2002 Në Pasqyra Nr65
  2. ^ HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, Qershor,2002 Në Pasqyra Nr65
  3. ^ Johann Georg von Hahn, Albanesische Studien, Jena 1854, S. 232
  4. ^ HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, Qershor,2002 Në Pasqyra Nr65
  5. ^ Rushit Ramabaja: ”Libri Mareci i shpresës së mirë” dhe rrëfime të trishta për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”
  6. ^ ANASH - Viti 1, Numri 2, Dhjetor 2006
  7. ^ Daily Chronicle raporti më 12 nëntor 1912

Shtypi dhe interneti